Tenderi për ndërtimin e tunelit të Llogarasë do të hapet këtë vit, dhe pritet që menjëherë pas zhvillimit të garës të nisin edhe punimet për ndërtimin e kësaj vepre.

Dy projekte inxhinierike janë në garë për t?u përzgjedhur nga autoritetet se si do të jetë vepra inxhinierike: e para është projekti i konsorciumit austriak IC Consulting, që parashikon ndërtimin e një tuneli me gjatësi 5930 metra, ndërsa gjatësia e urës reduktohet në 120 metra dhe ka një zhvendosje nga rruga fillestare ku projektohej fillimisht nisja e veprës.

Projekti i dytë në garë është i një konsorciumi Italian SWS, një prej kompanive të të cilës ka ndërtuar tunelin më të gjatë në botë Itali-Austri. Projekti i tyre parashikon ndërtimin e një ure me gjatësi 180 metra dhe gjatësia e tunelit varion nga 5.7-6 kilometra.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, tha se projekti fitues do të shpallet ditën e mërkurë.

Belinda Balluku: Na duhet që të nisim sa më parë mundësisht brenda këtij viti procesin e tenderimit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.

Kriter përcaktues për projektin që do të fitojë garën është edhe kostoja e ndërtimit të veprës dhe harmonia me mjedisin, duke qënë se tuneli do të ndërtohet në një zonë të mbrojtur siç është Parku Kombëtar i Llogarasë.

Blendi Klosi: Nga investitorët shqiptarë e pastaj nga investitorët e huaj të cilët janë shumë të interesuar për zonën e bregut të Shqipërisë nëpërmjet investimit që do të realizohet në tunelin e Llogarasë do të mund të ofrojmë një shërbim elitar për gjithë zonën e bregut.

Tuneli do të ketë dy korsi në secilin krah të tij, njëri me gjerësinë 3.5 metra dhe një korsi emergjence prej 1.25 metrash. Shpejtësia e lëvizjes së automjeteve do të jetë deri në 80 kilometra në orë, çka mundëson kalimin e Qafës së Llogarasë për 7 minuta. Tuneli do të jetë me pagesë për autmojetet që do ta përshkojnë atë, por do të jetë studimi i fiizbilitetit ai që do të përacktojë tarifën. E gjithë vepra do të financohet nga buxheti i shtetit, me ndihmën e institucioneve financiare ndëkrombëtare përmes kredive të buta. / Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/